Publikohet udhëzimi, 24 mijë persona të dypunësuar në 2021 duhet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat

Në 1 janar 2020 kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjoren ligjin për tatimin mbi të ardhurat që synonte të tatonte të dypunësuarit për totalin e të ardhurave të tyre. Pra nëse një preson bën 2 ose më shumë punë tatimi që do të paguaj do të jetë për shumatoren e pagave.

TIRANË- Në 1 janar 2020 kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjoren ligjin për tatimin mbi të ardhurat që synonte të tatonte të dypunësuarit për totalin e të ardhurave të tyre. Pra nëse një preson bën 2 ose më shumë punë tatimi që do të paguaj do të jetë për shumatoren e pagave.
Pra nëse një person deri në fund të vitit 2019 ka paguar tatim mbi të ardhurat vetëm për 1 pagë ose për të dyja pagat ndarazi tashmë do ti paguaj së bashku.

Në rast se një person merr 30 mijë lekë në muaj tek njëra punë dhe 30 mijë lekë tek puna tjetër ai deri më tani nuk ka paguar asnjë lekë tatim pasi paga deri në këtë nivel nuk tatohet, ndërkohë me ndryshimet e reja ligjore personit i mblidhen 2 pagat, që shkojnë në vlerën e 60 mijë lekë dhe tatohet me 13%, pra paguan tatim 3.900 lekë.
E njëjta praktikë ndiqet edhe për pagat e tjera, pasi në rast se një subjekt paguhet me 80 mijë lekë në një punë dhe 80 mijë lekë tek puna tjetër nuk do të paguaj më tatim në vlerën e 13 % por do të paguajë 23%, pasi mbledhja e dy pagave e kalon pragun prej 150 mijë lekë, dhe deri në 150 mijë lekë paga tatohet me 13% ndërsa mbi këtë vlerë tatohet 23%.

Në 30 prill 2021 të gjithë të dypunësuarit duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020 të siguruara nga punësimi në një shumë të vetme. Deklarimin, deri tani e bënin të dypunësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, por nga viti i ardhshëm këtë do të duhet ta bëjnë dhe ata që nuk e kalojnë kufirin e 2 milionë lekëve. Paraprakisht numri i personave që preken nga kjo masë që pritet të ndërmerret arrin në 24 mijë, dhe që janë individë të profesioneve të ndryshme.

1 thought on “Publikohet udhëzimi, 24 mijë persona të dypunësuar në 2021 duhet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    Very nice blog post. I certainly appreciate this site. Stick with it!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *