Miratohet ndihma financiare për bizneset e vogla! Refuzohen 18% e aplikimeve…deri tani janë paguar mbi 17 mijë punonjës

Drejtoria e Tatimeve deri më sot ka miratuar ndihmën ekonomike në masën 26 mijë lekë në muaj për punonjësit e 12.600 bizneseve të vogla, me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë, të cilat janë detyruar të mbyllen si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërsa janë skualifikuar 18% e aplikimeve të bizneseve.

Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, dhe në përputhje me aktet normative dhe vendimet më të fundit të qeverisë për përballimin e situatës ekonomike, deri tani është miratuar ndihma ekonomike për 12 mijë e 640 biznese të vogla, dhe për 20 mijë e 636 punonjës. Nga këto aplikime që janë miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë paguar 17.231 punonjës, ndërsa janë në proces disbursimi edhe 3.405 punonjës të tjerë.
Në total referuar të dhënave të përditësuara nga Tatimet nga data 1 prill deri më 8 prill kanë aplikuar për “pagën e luftës” 49.232 biznese dhe 86.656 punonjës. Sipas të dhënave, ka përfunduar verifikimi për 42% të aplikimeve, ndërkohë që janë në proces verifikimi 58% e aplikimeve të tjera.

1 thought on “Miratohet ndihma financiare për bizneset e vogla! Refuzohen 18% e aplikimeve…deri tani janë paguar mbi 17 mijë punonjës

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    Hello there, I found your blog by the use of
    Google even as looking for a comparable matter,
    your website came up, it seems great. I have bookmarked it in my google bookmarks.

    Hi there, simply was aware of your blog via Google,
    and found that it is really informative. I’m going to watch
    out for brussels. I’ll be grateful in the event you proceed
    this in future. Lots of people shall be benefited from your writing.
    Cheers!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *