Meta mbledh online ‘Sigurinë’/ Rama: Ishte e dobishme, sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv politika do ishte ndryshe (Diskutimet)

Pasditen e sotme Presidenti Ilir Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare mbi përballimin e pasojave nga koronavirusi. Ilir Meta sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidentit vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor. Meta: Sa më efikas të jetë ky bashkëpunim, aq më shpejt do t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës plot gjallëri

Presidenti Ilir Meta për herë të dytë në pak javë mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me përballimin e situatës nga koronavirusi. Mbledhja nën drejtimin e Presidentit u zhvillua pasditen e sotme nëpërmjet një video-konference. Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zyra e shtypit të Presidencës njofton se çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjës informuan për masat e marra për përballimin e krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, si dhe për menaxhimin e mëtejshëm të situatës. Kryetari i Kuvendit Ruçi shprehu angazhimin për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë. Kryetari i Partisë Demokratike Basha, shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për ta tejkaluar këtë pandemi me pasoja sa më të lehta për qytetarët dhe ekonominë e vendit, thotë Presidenca.

Kreu i shtetit Ilir Meta, po sipas njoftimit të Presidencës vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor.

Falenderoj qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e dëshmuar, që duhet të vijojë, në interes të përbashkët. Sa më efikas të jetë ky bashkëpunim, aq më shpejt do t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës plot gjallëri. Së bashku do t’ia dalim” tha Meta.

Kjo ishte mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti lidhur me koronavirusin dhe masat e marra nga qeveria.  Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Shqipëria ka konfirmuar 494 raste me COVID-19 dhe 25 viktima dhe 248 të shëruara, me një trend ditor që ka rënë në zbritje, e për pasojë qeveria ka paralajmëruar masa lehtësuese.

 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:
Presidenti Ilir Meta
Kryeministri Edi Rama
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi
Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj
Ministri i Drejtësisë Etilda Gjonaj
Ministri i Mbrojtjes Olta Xhacka
Ministri i Shtetit për Rindërtimin  Arben Ahmetaj
Ministri i Financave Anila Denaj
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Kryetari i opozitës Lulzim Basha

1 thought on “Meta mbledh online ‘Sigurinë’/ Rama: Ishte e dobishme, sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv politika do ishte ndryshe (Diskutimet)

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    I could not refrain from commenting. Very well written!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *