Privatësia

Politikat e privatësisë në WEB

Çdo përdorues pas regjistrimit deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politika e Privatësisë sonë.

GazetaOpinion.com garanton ruajtjen e privatësisë së vizitorëve të faqes sonë të internetit; kjo politikë përcakton mënyrën se si do të trajtojmë informacionet tuaja personale.
Kushdo që akseson këtë faqe interneti të GazetaOpinion.com bie dakord me kushtet si vijojnë:
Disa prej fushave të faqes së internetit të GazetaOpinion.com (psh: komentet poshtë artikujve të publikuar) mund të kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online, duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale, si emri apo adresa e email –it. GazetaOpinion.com thekson se diçka e tillë është një kërkesë opsionale, të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht ta japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin, për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: postimin e komentit).

Në këtë kuadër, GazetaOpinion.com dëshiron të verë në vëmendjen e çdo përdoruesi se, pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin tonë, ky i fundit implementon një sistem sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (të ndryshuar).

Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e GazetaOpinion.com, vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.

Duke dashur që bashkëpunimi jonë të jetë i besueshëm dhe efiçent, dëshirojmë të garantojmë çdo vizitorë të faqes se GazetaOpinion.com mbështetet dhe vlerëson maksimalisht parimin e transparencës duke garantuar te secili prej jush siguri në përpunimin e informacionit tuaj.

Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë GazetaOpinion.com , të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë korigjimin e tyre.