Wikipedia: Teatri Kombëtar në 7 më të rrezikuarit sipas Europa Nostra, Hervin Çuli: Mashtrim!

Wikipedia në gjuhën angleze ka shtuar informacionin se Teatri Kombëtar është shpallur nga Europa Nostra si një ndër 7 objektet më të rrezikuara në Europë. Për drejtorin e Teatrit Kombëtar që punon te Turbina, Hervin Çuli, ky është mashtrim virtual. Megjithëse Europa Nostra ka bërë deklarate publike dhe komisionerja e BE për kulturën foli për plan rimëkëmbje, drejtori i institucionit Teatri Kombëtar që la godinën me kërkesë të qeverisë për ta shembur, e cilëson informacionin të rremë dhe kërkon hetim për çështjen, pasi distancohet publikisht nga e dhëna shtesë e wikipedias.

 

 

Megjithëse vetë Çuli ka lënë godinën për tu transferuar te Arturbina bashkë me administratën e TK, godina e fundit të viteve 1930, ka marrë mbrojtjen e Europa Nostrës dhe BE për çka ai si drejtor nuk mund të pyetet.

 

REAGIMI I PLOTË

DEKLARATË PUBLIKE

Sot, administrata e Teatrit Kombëtar konstatoi se: në website-in Wikipedia, është hapur një faqe (në gjuhën angleze) në emër të Teatrit Kombëtar nga persona të paautorizuar dhe është keqpërdorur e është përhapur informacion i rremë. Në këtë faqe janë publikuar lajme të rreme pa dijeninë e stafit të Teatrit Kombëtar.

Ne denoncojmë publikisht këtë akt të rëndë dhe kërkojmë nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para drejtësisë të këtyre mashtruesve, në mënyrë që të merren masa dhe të mos abuzohet me emrin e institucionit të Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë që ne e kemi pastruar këtë faqe nga informacioni i rremë i publikuar në të, këta mashtrues virtual e kanë rivënë sërish duke sfiduar hapur të drejtën e autorit. Gjithashtu, kemi konstatuar se është abuzuar prej disa vitesh me informacion të rremë në emër të Teatrit Kombetar dhe komunitetit të artit skenik. Ky është një turp, që tregon se sa të dobët janë përpara së vërtetës ata që duan me çdo kusht t’a manipulojnë atë.

I vetmi burim zyrtar informacioni për Teatrin Kombëtar është website :

(http://www.teatrikombetar.gov.al/)

1 thought on “Wikipedia: Teatri Kombëtar në 7 më të rrezikuarit sipas Europa Nostra, Hervin Çuli: Mashtrim!

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    Thanks for finally writing about > Wikipedia: Teatri Kombëtar në 7
    më të rrezikuarit sipas Europa Nostra, Hervin Çuli: Mashtrim!

    – Gazeta Opinion < Liked it!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *