Vërini gishtin kokës”, kryetarja e Komisionit të Medias mesazh Besa Shahinit: Hapni universitetet që virusi të hedhë valle, dhe të gjejë ngushëllim tek studentët

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri është treguar mjaft kritike me ministren e Arsimit Besa Shahini duke e konsideruar edhe si të dështuar për shkak të hapjes së universiteteve për studentët.

Dhimitri thotë se me hapjen e universiteteve virusi do hedhë valle nga një bankë tek tjetra dhe do gjejë ngushëllim tek studentët që më pas të vijojë rrugën tek shtëpitë e tyre.

 

STATUSI NGA FATJONA DHIMITRI

Znj. Besa Shahini e çoroditet sistemin arsimor me paftësinë e udhëheqjes suaj!
Nuk thelloheni ndonjëherë në kufijtë e llogjikës sa herë që lexoni plagjiaturat e frymëzuesit tuaj shpirtëror?!

Si është e mundur që një kolltullofage e sëmurë në krye të Ministrisë më të rëndësishme në vend të ndërrmarë vendime në kundërshtim me atë çfarë na dikton gjendja e jashtëzakonshme dhe për më tepër të vihet në rrezik jeta e të rinjve shqiptarë?!

Na lodhët me strategjitë e udhëheqësit tuaj pa strategji.

Nuk ju mjaftoi mundimi psikologjik e financiar që përjetuan nxënësit, maturantët, studentët, prindërit, pedagogët me përshtatjen e platformës së mësimdhënies online?!

Mesaduket paskeni vendosur të luani me zjarrin, të hapni universitetet aty ku virusi të hedhë valle nga një bankë tek tjetra, të gjejë ngushëllim tek studentët dhe të vazhdojë rrugëtimin i qetë nëpër shtëpi tek prindërit apo tek më të moshuarit e familjes.

Përse ky ngut i juaji për të hapur universitetet, pikërisht tani që kurba e përhapjes luhatet, ndërkohë që në ato shtete për të cilat Kryeministri juaj propagandon qasjen në reforma, nuk është marrë një iniciativë të tillë?!

Jeni e gatshme të merrni përsipër përgjegjësitë për rrezikun që i kanoset jetës së të rinjve, që me frikë në zemër do ti binden një urdhëri tuajin arbitrar?!

Zonja Ministre vendimet tuaja ndodh që t’i rakordoni me ato të Ministrisë së Shëndetsisë, pasi kjo e fundit ndalon grumbullimin masiv të personave në mjedise të mbyllura?! Keni bërë muhabet së bashku kohët e fundit për të qarë hallet?

Përse nuk u treguat kaq e gatshme e të vinit dorën në zemër kur studentët u ngritën në protesta për mbrojtjen e të drejtave të tyre studentore, të drejta që sot janë vetëm të formalizuara në Paktin për Universitetin por lënë për të dëshiruar në aplikimin e tyre në praktikë?!

Znj. Besa Shahini keni demostruar disa herë që jeni aksidentalisht dhe fatkeqësisht drejtuese e udhëheqjes së institucionit të dijes. Ministria e Arsimit vazhdon të jetë totalisht e papregatitur për një strategji të unifikuar përsa i përket mësimdhenjes online apo gjetjes së çelësit të shpëtimit të vitit akademik edhe pse vazhdimisht spekulloni me digjitalizimin e arsimit, me fondet e shpërdoruara në buxhetin e shtetit, tendera korruptiv për blerjen e tabletave etj…

Studentet dhe famijet e tyre me të drejtë duhet ti kërkojnë kësaj ministre të dështuar të bëjë një përllogaritje të thjeshtë se cilat janë humbjet ekonomike, psikologjike që do të passjellë hapja e universiteteve në kohë pandemie sipas planveprimit të Rilindjes?!

Në këto ditë të vështira që bota po kalon nën pushtimin e pandemisë globale, sa herë që dilni në video e rehatuar nga shtëpia vërini gishtin kokës për të reflektuar se cilat janë zgjidhjet optimale për nje proces te suksesshëm arsimor duke kursyer jetët e rinisë së vendit tonë.

1 thought on “Vërini gishtin kokës”, kryetarja e Komisionit të Medias mesazh Besa Shahinit: Hapni universitetet që virusi të hedhë valle, dhe të gjejë ngushëllim tek studentët

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    Hi there, I enjoy reading all of your article.
    I wanted to write a little comment to support you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *