Rama: Në javët në vijim do të lejojmë lëvizjen me makina private në qytete më pak të prekura, por me orar…Kafenetë nuk do hapen

Në javët në vijim do të lejohet hapja me orar e makinave private që mund të shkojnë në qytet më pak të prekura nga COVID-19. Lajmin e bëri të ditur kryeministrit Edi Rama, gjatë një dalje për mediat.

“Lëvizja me automjet privat, jo për punë do të lirohet kur të jetë më e sigurt, do ta kemi të lirë për një fashë të caktuar në ato zona ku do të pilotojmë një hapje më të madhe, për të parë a do të rritet vala dhe si do të rritet. Në momentin që dalim ne ekspozohemi, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm, më të ndërgjegjshëm se kjo punë nuk bëhet me ushtri dhe polici”, tha Rama.

Ndërkohë, teksoi kafenet, baret, restorantet nuk do të hapen ende.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të hapen lokalet, dentistët, parukeritë, kafenetë pasi ato janë vatra të rrezikshme infeksioni. Këtu bëjnë pjesë edhe lokalet e natës.

“Dentistët, parukeritë, kafenetë nuk do të hapen. As lokalet e natës nuk do hapen. E gjithë ekspertizat janë që të ruhemi seriozisht nga hapja e bareve, restiranteve dhe kafeve se janë një vatër e infeksionit, por duhet durim”, tha Rama.

1 thought on “Rama: Në javët në vijim do të lejojmë lëvizjen me makina private në qytete më pak të prekura, por me orar…Kafenetë nuk do hapen

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    Nice weblog right here! Also your site a lot up very
    fast! What host are you the use of? Can I am getting your associate link on your host?

    I desire my site loaded up as fast as yours lol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *