Rama: Këtë javë amnisti fiskale për paratë në të zezë, brenda majit e kalon parlamenti

Këtë javë Këshilli i Ministrave do të miratojë projektligjin për amnistinë fiskale, ndërsa më pas do të kalojë për diskutime në Kuvend me objektivin për ta kaluar brenda muajit maj. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh sot se kohëzgjatja e amnistisë parashikohet një vit me 3 fasha 4 mujore. Edi Rama njoftoi se në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytën 7% dhe në të tretën 10%.

Por nga kjo amnisti penale dhe fiskale do të përjashtohen disa kategori duke filluar nga politikanët, gjyqtarët, prokurorët, policët apo zyrtarë në rangje të larta të administratës. Por për kë do të jetë amnistia? Kreu i qeverisë sqaroi se amnistia fiskale do të shërbejë për mijëra qytetarë shqiptarë që kanë punuar për 30 vite në emigracion dhe nuk kanë mundur të depozitojnë kursimet e tyre për t’i formalizuar.

Një nismë me shumë rëndësi, që e kemi paralajmëruar disa kohë më parë, para se të futeshim në këtë situatë befasie dhe që tani, jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, tja cojmë parlamentin të hapur, për konsultime me të gjitha grupet e interesit. Që brenda një afati, uroj brenda majit parlamenti të mund ta miratojë.

Fjala është për amnistinë fiskale, një amnisti fiskale të domosdoshme, pasi për 30 vite qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar nga më të ndryshimet dhe kanë plot kursime, që kanë pasur dhe kanë pa mundur ti depozitojnë, duke vazhduar edhe me një shumicë në Shqipëri. Do të jetë gjithpërfshirëse, që do të synojë lehtësimin maksimal të atyre në emigracion dhe atye që jetojnë këtu dhe që janë në nevojën 30 vjecare për të formulizuar paranë jo formale që kanë në dispozicion.

Amnistia ndalon qartësisht riciklimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni, nuk amnistohen. Që do të thotë se përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale që është edhe subjekt i OFL-së. Përjashtohen të gjithë politikanët me rrethin e tyre familjar dhe ata që militojnë në polici, gjykatës, prokurorë apo rangje të larta të administratës. Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo amnisti.

Amnistia mendohet të ketë kohëzgjatje prej një viti, të ndahet në tre fsha katër mujore, në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytë 7% dhe në të tretën 10%, por janë shifra që do të diskutohen dhe kolaudohen me grupet e interesit më tutje në proces.

Amnistia për të qenë e besueshme plotësisht dhe përgjithmonë e qëndrueshme do të jetë fiskale dhe penale. Për këtë periudhë nuk do të ketë më në të ardhmen asnjë konsegunencë përveç se me rasteve kur një subjekt ka bërë deklarim të rremë, fjala vjen, që nuk kanë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe më pas të rezultojë i tillë” tha ai.

Lancimin e nismës për amnistinë fiskale kryeministri Edi Rama e bëri fillimisht në datë 29 shkurt, ndërsa tashmë gjithçka është konkretizuar dhe pas miratimit në qeveri do të kalojë në parlament për fjalën e fundit.

Amnistia për një vit
Ndahet në 3 fasha 4 mujore
Fasha 1-Detyrimi për të depozituar paratë 5%
Faza 2-Detyrimi për të depozituar paratë 7%
Faza 3-Detyrimi për të depozituar paratë 10%

Përjashtohen nga amnistia|
Të dënuarit që janë subjekt i OFL-së
Politikanët dhe familjarët e tyre
Gjyqtarët
Prokurorët
Punonjësit e Policisë së Shtetit
Zyrtarët e lartë të administratës

©GazetaOpinion.com

1 thought on “Rama: Këtë javë amnisti fiskale për paratë në të zezë, brenda majit e kalon parlamenti

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    After exploring a handful of the articles on your web page, I honestly appreciate your technique of writing a blog.
    I bookmarked it to my bookmark site list and will be checking back soon. Please
    check out my web site as well and tell me your opinion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *