Pas ndihmës së Erdogan për Covid 19 fshihen synime gjeostrategjike

Turqia është vendi më bujar në ndihmat që po i jepen Shqipërisë për COVID-19, por sipas gazetës “Le Monde” këto nuk janë thjeshtë dhurata të pafajshme. E përditshmja franceze ka botuar një artikull të titulluar: “Erdogan po e shfrytëzon pandeminë për ambiciet e tij rajonale”, ku ndër të tjera theksohet se një sasi e madhe materialesh mjeksore po shpërndahet javët e fundit nga Turqia në mbi 30 vende të botës. Ajo citon një thënie të presidentit Erdogan gjatë një fjalimi televiziv drejtuar popullit të tij: “Për herë të parë që pas luftës së dytë botërore ne po shikojmë një strukturim të botës. Turqia ka mundësinë të jetë në ballë të këtij procesi”.

“Le monde” përshkruan se si ministrat dhe oborrtarët e Erdogan nuk flasin veçse për këtë gjë duke përsëritur idenë e presidentit. Ajo citon edhe një nga gazetarët më mbështetës të regjimit, Ibrahim Karagul, i cili flet për një “mrekulli të re turke” pas mbledhjes së popujve në suazën e perandorisë osmane duke theksuar se “Erdogan po e ribashkon atë duke ndryshuar rrjedhën e historisë”.

Pikërisht Erdoganit iu drejtua i pari për ndihmë edhe kryeministri Rama. Pasi kishte mbajtur një fjalim disfatist përpara shqiptarëve duke thënë se këtë herë jemi vetëm dhe s’ka mundësi të na ndihmojë askush, ai doli në 20 mars në “Opinion” për të siguruar shikuesit se Erdogan është ai që mund të na shpëtojë nga apokalipsi. Rama tha se ka biseduar me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin tha se është në kontakt të vazhdueshëm.

“Ne kemi prej kohësh, jo tani, prej dy javësh vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën, pra një listë me kërkesa në rast se do të përmbyset bota dhe nuk do të ketë më asnjë mundësi komunikimi me askënd. Ne mendojmë që atë pjesën kritike, atë gjënë që duhet me e pas të garantuar për një plan C, duhet që ta kemi të garantuar dhe e kemi të garantuar me Turqinë”, tha ai. Ky lajm u rimor menjëherë nga mediat proqeveritare dhe televizioni shtetëror turk TRT.

Pak ditë më pas ministrja Manastirliu ndau në Facebookun e saj foto të “Lasgushit” të mbushur me 7 tonë ndihma mjeksore, maska veshje dhe kite. Edi Rama nuk humbi rastin për të publikuar në faqen e tij foto të autoambulancave të dhuruara nga Turqia, ndërsa sërish Manastirliu dha intervitë për televizionet turke kur në Rinas mbëritën 7 tonët e dyta me ndihma.

Ajo që nuk duket në këto pamje por që gazeta franceze « Le Monde » e thekson me ironi është fakti se në të gjitha kolitë duket etiketa “PRESIDENCA” për të theksuar rolin humanitar të autokratit turk që në vendin e vet shkel të drejtat e njeriut. Njësoj si Rama me mjekët dhe infermierët që shkuan në Itali edhe Erdogan po përpiqet ta shfrytëzojë këtë pandemi për aureolën e tij personale dhe për synimet gjeostrategjike të regjimit të tij. E në këtë mision, si pagesë për ndihmat, është ndihmuar edhe nga Tirana. Videot dhe deklaratat e qeveritarëve shqiptarë që ekzaltojnë ndihmën nga Ankaraja janë në këto momente një ushqim i mirë për propagandën e regjimit islamo konservator të Erdoganit.

1 thought on “Pas ndihmës së Erdogan për Covid 19 fshihen synime gjeostrategjike

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    I think that everything said made a ton of sense. But, consider this, suppose you added a little information? I mean, I don’t want to tell you how to run your blog, however what if you added a headline to maybe
    get people’s attention? I mean Pas ndihmës së Erdogan për Covid 19 fshihen synime gjeostrategjike – Gazeta
    Opinion is a little vanilla. You might look at Yahoo’s home page and see how they write news headlines to get people interested.
    You might add a related video or a related pic or
    two to get readers excited about everything’ve written.
    In my opinion, it could bring your website a little bit more interesting.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *