Orë vendimtare për të ardhmen e Premier League, klubet vendosin afat për mbylljen e sezonit

Janë orë vendimtare për të ardhmen e Premier League. Ashtu si në të gjithë Europën edhe futbolli anglez është pezulluar, ndërsa Federata, Ligat dhe klubet po studiojnë planin për t’u rikthyer në fushën e lojës. Ky është objektivi i të gjithëve. Sezoni duhet përfunduar me çdo kusht në mënyrë që të evitohen humbje më të mëdha financiare, që rrezikojnë edhe ekzistencën e disa skuadrave.

Deri tani Premier League ka humbur 150 milion paund, por nëse futbolli nuk mbyll sezonin, fatura që duht të paguhet kap vlerën 1 miliard paund. Paraditen e së premtes pritet një takim, sigurisht “on-line” mes të gjithë aktorëve, që do të hartojnë planin për rikthimin në fushë, që më pas do t’i doëzohet autoriteteve në vend, që do të thonë fjalën e fundit. Megjithëse të gjithë janë të bindur se futbolli duhet të kthehet në fushë, akordi nuk është i lehtë. Mediat angleze bëjnë të ditur se klubet kanë kushtet e tyre, ku më I rëndësishmi nuk ka të bëjë me ditën e fillimit, por deri kur duhet të mbyllet sezoni.

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet në vend., klubet më të mëdhenj të Premier League kërkojnë që I gjithë edicioni futbollistik të përfundojë deri në 30 qershor. Një mision i vështirë, pasi koha punon kundërt. Kur mbeten edhe 92 ndeshje për t’u luajtur vetëm në Premier League, skuadrat duhet të kthehen sa më shpejt të stërviten dhe më pas në fushën e lojës, gjithmonë në siguri të plotë. Për këtë varianti më i përfolur është grumbullimi në qëndrën stërvirore të kombëtares angleze dhe zhvillimi i sfidave në një stadium të vetëm.

 

1 thought on “Orë vendimtare për të ardhmen e Premier League, klubet vendosin afat për mbylljen e sezonit

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    Excellent post. I used to be checking continuously this weblog and I’m impressed!
    Very helpful info specially the final part :
    ) I handle such information much. I was seeking this particular info for a
    long time. Thanks and good luck.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *