Mbërrin grupi i dytë me 60 infermierë në ndihmë të Italisë! Manastirliu: Më e pakta që mund të bënim! Di Maio: Një dhuratë tjetër nga miqtë tanë

Shqipëria dërgon grupin e dytë të bluzave të bardha në Itali, që do të vendosen në Marche. Një grup tjetër infermierësh, prej 60 personash do të niset drejt Italisë për të kontribuar për situatën ndaj pandemisë. 60 infermierët që janë nisur drejt Italisë, jo të gjithë kanë qenë të punësuar aktiv. Ato priten që të trajtohen për disa ditë në Itali, ku dhe më pas do të nisin punën në spitalet COVID-19.

Shqipëria dërgon grupin e dytë të bluzave të bardha në ndihmë të Italisë për të përballuar situatën kundër koronavirusit që do të vendosen në Marche.Kjo nismë e dytë humanitare e Shqipërisë vjen pas ndihmës së parë që dha në fund të marsit me 30 mjekë dhe infermierë që kthehen në fund të prillit. Në orën 15:00 në momentin e nisjes së grupit të dytë të 60 infermierëve ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci. Ministri i Jashtëm, Luigi di Maio e cilëson një tjetër dhuratë ndihmën duke falenderuar Shqipërinë për solidaritetin në këto momente të vështira.

Manjola Rama është një nga infermieret që u nis mision në Itali. Lajmin që do të nisen drejt shtetit fqinj e kanë mësuar para dy javësh. Manjola rrëfeu se me vendimin e saj i ka mërzitur familjarët, veçanërisht tre fëmijët e vegjël që ka në shtëpi, por e ka parë si një mundësi shumë të mirë për të dhënë kontributin e saj në këtë betejë me të cilën po përballet e gjithë bota. 60 infermierët që janë nisur drejt Italisë, jo të gjithë kanë qenë të punësuar aktiv. Disa prej tyre, rasti konkret i Manjolës, para dy muajsh ka qenë zëvendës infermiere në QSUT, e ndërsa kanë zgjedhur që të mos qëndrojnë thjesht duke pritur thirrjen e Ministrinë e Shëndetësisë, por të ndihmojnë edhe në këtë periudhë. Ato priten që të trajtohen për disa ditë në Itali, ku dhe më pas do të nisin punën në spitalet COVID-19.

Kjo ndihmë vjen në një kohë kur Shqipëria ka një kurbë të qëndrueshme të të infektuarve, teksa lajmi i mirë, ndryshe nga sa paraqitet panorama në shumë shtete të tjera të Europës, spitalet nuk janë të tejmbushura. Në komunikimin ditor që ka pasur ministria e Shëndetësisë ditën e sotme, u bë e ditur se dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë. Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është vlerësuar maksimalisht nga jo vetëm nga Italia, si një gjest madhor i një vendi të vogël, por me zemër të madhe.

©GazetaOpinion.com

4 thoughts on “Mbërrin grupi i dytë me 60 infermierë në ndihmë të Italisë! Manastirliu: Më e pakta që mund të bënim! Di Maio: Një dhuratë tjetër nga miqtë tanë

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    It’s amazing to go to see this web page and reading the views of all friends on the topic of
    this article, while I am also keen of getting familiarity.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *