Kërkoi “pagën e luftës”, pronari e plagos me thikë në mes të Tiranës

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet ku një i ri mbeti i plagosur me thikë. Mësohet se plagosja e 23-vjeçarit Renato Shaulli ka ndodhur pas një sherri për rrogën e këtij të fundit.

Pasi qeveria vendosi që të mbyllë bizneset, mes tyre edhe fast-food-et, (përveç shërbimit taxi), shumë punonjës mbetën të izoluar në shtëpi. Shaulli ishte paraqitur aty për të marrë rrogën në fast food-in ku punonte, por pronari nuk i dha gjë.

Në debat e sipër ai ka kërkuar me ngulm që të ishte mes përfituesve të “pagës së luftës”, pasi theksonte se i takonte. Pasi janë konfiktuar verbalisht dhe më pas edhe me grushte me njëri-tjetrin, pronari i biznesit, bashke me një person tjetër, kanë goditur me thikë të riun, duke e plagosur rëndë.

Ky i fundit ka marrë plagë në brinjë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestuan dy të rinj, Reis Osmërija, 21 vjeç dhe Alban Gaçi, 27 vjeç.

1 thought on “Kërkoi “pagën e luftës”, pronari e plagos me thikë në mes të Tiranës

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    If you are going for finest contents like myself, just visit this web page daily since it gives feature contents,
    thanks

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *