Gjykata e lë në burg, 72-vjeçari nuk pranon përdhunimin e adoleshentes: Faji im është që i rrita e i mbajta

Arrest me burg pa afat, ka vendosur Gjykata e Sarandës për 72-vjeçarin Barjam Tusha i akuzuar se në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare. Gjykata e Sarandës rrëzoj kërkesën e mbrojtjes, për deklarimin e paligjshëm të arrestimit të të moshuarit.

Në sallën e gjyqit i moshuari ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë mbi të, duke u shprehur se i ka ndihmuar dhe kjo është padrejtësi ndaj tij, kurse nga ana e tyre familjarët e të miturës i kanë kërkuar asaj tërheqjen e denoncimit. “Nuk pranoj asgjë, faji im është që i rrita e i bëra kaq”, ka thënë ai. Para se të hynte në Gjykatë 72-vjeçari ka fyer edhe gazetarët duke folur me fjalë të pista.

 

Ndërkohë prindërit e vajzës akuzojnë shtetasin G.R. se ka shtyrë të miturën të denoncojë Barjam Tushën dhe persona të tjerë si abuzues seksual. Midis tyre 17-vjecarja ka akuzuar edhe të atin e saj për kryerje veprimesh të turpshme.

Sipas avokatit Gjergji Imeraj, familja e të miturës po përgatit një padi penale për të dashurin e vajzës i cili prej dy javësh e mbante vajzën në shtëpinë e tij.
Ndërkohë pala e akuzuar pritet të apelojë vendimin, në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër.