“Epidemiologët pa njohur orare, gjurmojnë çdo ditë rastet në terren”, Manastirliu: T’i japim dorën profesionistëve për të luftuar COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh mirënjohje për epidemiologët, të cilët ndodhen në terren në këto ditë të vështira, për të gjurmuar rastet me COVId-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manastirliu tha se të gjithë bashkë duhet t’i japim një dorë profesionistëve të shëndetit, për të frenuar këtë armik të padukshëm.

“Epidemiologët në strukturat tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me sakrificë, këmbëngulje e profesionalizëm, pa njohur orare, gjurmojnë çdo ditë rastet në terren, duke bërë të pamundurën për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të COVID19. T’i japim të gjithë një dorë profesionistëve të shëndetit, për të frenuar këtë armik të rrezikshëm. #Bashkë mundemi, nëse respektojmë masat e distancimit fizik!”, shkruan Manastirliu.

1 thought on ““Epidemiologët pa njohur orare, gjurmojnë çdo ditë rastet në terren”, Manastirliu: T’i japim dorën profesionistëve për të luftuar COVID-19

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    Neat blog! Is your theme custom made or did you download it from somewhere?
    A theme like yours with a few simple tweeks would really make
    my blog stand out. Please let me know where you got your theme.
    Appreciate it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *