“Dritë jeshile” nga qeveria, skuadrat kthehen në stërvitje. Premier League ka një datë për nisjen

Premier League merr “dritën jeshile” nga qeveria angleze dhe përgatit rikthimin në fushë për të mbyllur sezonin. Menjëherë pas këtij vendimi, Federata dhe Liga kanë përshpejtuar aksionin e tyre, ndërsa në fundjavë do të publikohet edhe protokolli i sigurisë, pas mbledhjes të programuar ditën e premte mes përfaqëuesëve të qeverisë, atyre të klubeve dhe autoriteteve sanitare.

Objektiv është rinisja e kampionatit më 9 qershor, pas tre javësh stërvitje. Kur mbeten edhe 92 ndeshje Premier League shpreson të kompletojë kampionatin në fund të muajit korrik. Në pritje të protokollit zyrtar, e sigurt është që sfidat do të luhen pa tifozë dhe në masa të rrepta sigurie dhe sanitare. Distancimi social, testet dhe igjenizimi i ambjenteve, janë vetëm disa nga detajet që duhet të respektohen nga skuadrat.

Ndërkohë, menjëherë pas “hapjes” së qeverisë për rinisjen e futbollit në Angli, tre skuadrat e Premier League, Arsenal, West Ham dhe Brighton janë kthyer në stërvitje edhe pse duke limituar numrin e lojtarëve në sesione të shkurtra personale. Pas dy muajsh pushim, skuadra tjetër që nga dita e sotme nis stërvitjen është Tottenham i Jose Mourinho.

1 thought on ““Dritë jeshile” nga qeveria, skuadrat kthehen në stërvitje. Premier League ka një datë për nisjen

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    I every time spent my half an hour to read
    this webpage’s posts everyday along with a mug of coffee.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *