Dështojnë dy tenderat e rindërtimit për ndërtimin e 3400 banesave individuale

Dështojnë të dy tenderat e rindërtimit për banesat individuale. Në Buletinin Javor të Agjencisë së Prokurimeve Publike, thuhet se tenderi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ai i Bashkisë së Tiranës për 3400 banesa individuale janë anuluar për shkak se ofertat nuk plotësonin kriteret.

Dështojnë të dy tenderët për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. Tenderi i hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ai i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e 3400 banesave individuale, janë anuluar pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe njoftimi është bërë i ditur në Buletinin Javor të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Tenderi i bashkisë së Tiranës është hapur më 13 mars dhe mbyllej dorëzimi i ofertave me 23 mars, ndërsa ai i FSHZH-së është hapur më 10 mars dhe afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje ishte 19 marsi 2020. Fituesi i tenderit të hapur nga Bashkia e Tiranës me fond limit prej 1.8 miliardë lekë, me kohëzgjatje 24 muaj do të merrte përsipër të ndërtonte 889 banesa individuale, ku 312 banesa janë 1+1, 334 banesa individuale 2+1 dhe 243 banesa 3+1.

Ndërkohë fituesi i tenderit ndërkombëtarë të Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fond limit rreth 6.2 miliardë lekësh me TVSH, ishte parashikuar të ndërtonte 2500 njësi banimi individuale, të cilat ndahen në 683 banesa 1+1, 972 banesa 2+1 dhe 845 banesa 3+1. Tenderat rindërtimit ishin të vetmit projektet madhore që nuk u prekën nga pezullimi i tenderave të tjerë për shkak të përhapjes së e COVID-19, vendim që u mor nga Agjencia e Prokurimit Publik në fund të muajit mars. Sakaq vetëm një ditë më parë është prezantuar programi i zhvillimit të ardhshëm të Bashkisë Vorë dhe rindërtimi të godinave dhe institucioneve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

 

 

1 thought on “Dështojnë dy tenderat e rindërtimit për ndërtimin e 3400 banesave individuale

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    hello there and thank you for your info – I’ve certainly picked up something new from right here.
    I did however expertise some technical issues using this web site, as I
    experienced to reload the site lots of times previous to I
    could get it to load properly. I had been wondering if your web hosting
    is OK? Not that I’m complaining, but slow loading instances times will very
    frequently affect your placement in google and can damage your
    high-quality score if ads and marketing with Adwords.

    Well I’m adding this RSS to my email and can look out
    for a lot more of your respective fascinating content. Ensure that you update this again soon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *