Deklarata për testimet/ Ogerta Manastirliu kapërcen çdo limit, i bën shqiptarët për idiotë

Ndërkohë që në Shqipëri, si kudo në botë, po zhvillohet një debat i ashpër për testimin masiv të popullsisë si një zgjidhje ndaj koronavirusit, ministra e shëndetësisë ka dhën një përgjigje që i ka habitur të gjithë. Edhe këtu opozita dhe specialistët e pa politizuar po kërkojnë depistime në numër sa më të madh duke iu referuar thrrjes së Organizatës Botërore të shëndetësisë (OBSH) dhe përvojës koreano jugore se një gjë e tillë shpëton jetë.

Nga ana tjetër, me siguri për pamundësi financiare dhe furnizimi me teste Shqipëria ka bërë më pak se 200 teste në ditë (në ditët rekord) duke ndjekur politikën e testimit të vetëm atyre që kanë shfaqur shenja të rënda dhe të njerzve që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

Pra besohet se për arsye monetare Shqipëria nuk e ka pasur të mundur ndjekjen e direktivës së OBSH. Por për këtë problem ministres Manastirliu s’ia ka bërë syri tërr për të bashkëngjitur të pa ngjitshmen. Ajo ka bërë njësh edhe politikën e OBSH edhe testet e pakta që kryejmë ne duke thënë se janë e njëjta gjë: “Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim, testim, testim për çdo rast të dyshuar”, ka thënë Manastirliu.

E sigurtë se shqiptarët janë injorantë ajo thirrjes së trefishtë i ka shtuar edhe një detaj të vogël , gjë që e ndryshon krejtësisht thelbin e direktivës.

1 thought on “Deklarata për testimet/ Ogerta Manastirliu kapërcen çdo limit, i bën shqiptarët për idiotë

  1. Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    Nice weblog here! Also your website so much up very fast!

    What web host are you the use of? Can I get your associate hyperlink
    on your host? I desire my website loaded up as fast as yours lol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *